Pak ditë më parë Mozzik dhe Noizy kanë habitur me përplasjen e tyre përmes komenteve.
Ka qenë reperi nga Ferizaj që përmes një statusi paralajmëroi projektin e ri duke thënë se do të thejë të gjitha rekordet.

Menjëherë pas kësaj reagoi Noizy duke e akuzuar për kopjim.
“Nuk guxon robi me thonë që kam me trondit vendin se fill fillojë tu t’kopju edhe statusat. Jo tërmet jo ç’tërmet” – ka deklaruar Noizy duke e çuar mesazhin e drejtpërdrejtë tek Mozzik.

Mirëpo si duket gjërat janë mjaft ndryshe!
Mozzik dhe Noizy zgjodhën mënyrën më të pazakontë për të thënë se janë bërë bashkë dhe kanë gati një super hit.
Dyshja realizoi një live në Instagram ku kanë bërë me dije se kënga do të titullohet “Bonjour Madame”. Projekti do të lançohet sonte në mesnatë dhe do të jetë i shoqëruar me videoklip. Ky është projekti i parë nga albumi i radhës i Mozzik që mban titullin “Lamboziki”. Të dy e kanë cilësuar si projektin e tyre më të bukur dhe duket se janë kënaqur shumë përveçse kanë punuar.
Dyshja tashmë janë shumë miq dhe bëjnë shumë shaka mes tyre dhe kanë krahasuar veten me dyshen e “Home Alone”. Historikisht e dinim për Mozzik dhe ngjashmërinë e frikshme me aktorin, por Noizyn se kishim menduar.

Madje me nota humori Noizy i tha Mozzik se nuk do bashkëpunojë më me të sepse natën që kanë xhiruar videoklipin e kishin tepruar paksa me alkoolin.
View this post on Instagram
