Astrologët paralajmërojnë: Kjo shenjë do të përballet me të vërtetën që ka shmangur prej kohësh

Neptuni ka hyrë në retrogradë dhe do të qëndrojë në këtë pozicion deri më 12 dhjetor, duke sjellë një periudhë reflektimi, zbulimesh dhe përballjeje me të vërtetat që janë anashkaluar prej kohësh.

Sipas astrologëve, ndikimin më të fortë do ta ndiejë Peshorja, e cila mund të përballet me një zbulim të rëndësishëm që do t’i ndryshojë mënyrën si e sheh jetën, marrëdhëniet apo të ardhmen.

Gjatë kësaj periudhe, shumë iluzione do të bien dhe situata që deri tani kanë qenë të paqarta do të marrin një drejtim të ri. Peshoret mund të kuptojnë se një person nuk ka qenë aq i sinqertë sa kanë besuar, ose të zbulojnë një të vërtetë që i ndihmon të marrin vendime të rëndësishme për jetën e tyre.

Neptuni retrograd nuk sjell domosdoshmërisht ngjarje negative. Përkundrazi, ai fton secilin të shohë realitetin pa filtra, të heqë dorë nga iluzionet dhe të ndërtojë një rrugë më të qartë për të ardhmen.

Deri më 12 dhjetor, kjo periudhë pritet të jetë vendimtare për Peshoren, e cila mund të dalë më e fortë, më e vetëdijshme dhe më e sigurt për zgjedhjet që do të bëjë në vazhdim.