Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë balerina e parë shqiptare

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, Ganimet Vendresha, solistja e parë e trupës së baletit shqiptar.

Lajmi i hidhur u dha nga mbesa e saj Ajola Xoxa.

“Gjyshja ime e mire, Ganimet Vendresha, u nda nga jeta mbreme, e qete dhe ne paqe, sic e jetoi te gjithe jeten e saj, rrethuar nga njerezit e dashur, duke lene pas tek kushdo kujtimin e njeriu te bukur brenda dhe jashte, dhe tek ne nje dhimbje pambarim. Ajo i dha aq shume Shqiperise se saj dhe kujtdo pati fatin ta kishte ne jeten e vet. Homazhet do te kryhen neser, 30 shtator, nga ora 10:00 deri ne 12:00 ne Teatrin e Operas dhe Baletit dhe varrimi ne oren 13:00 ne varrezat e Tufines.”

Kush ishte Ganimet Vendresha

Ganimet Vendresha në vitin 1949, mbaroi shkollën artistike Jordan Misja në Tiranë, në klasën e pianos dhe më pas filloi të punonte në Ansamblin e Këngës dhe Valleve në Filarmoninë Shqiptare. Më 1 maj të vitit 1950, ajo bëri debutimin e saj si soliste, duke kërcyer në skenën e Filarmonisë, në një koncert të rastit.

Në nëntor të vitit 1950, ajo filloi të studionte në Moskë, ku studioi në shkollën e vallëzimit klasik në Teatrin Bolshoi.

Së bashku me ekipin Bolshoi ajo luajti në turne në 9 Republika të ish-Bashkimit Sovjetik. Ajo mbrojti diplomën e saj në vitin 1956, duke vallëzuar rolin e Maria Potocka në baletin Bachczysaraju. Ajo e përgatiti rolin nën drejtimin e Galina Ulanova.