Arsyeja pse Travis Kelce nuk i ka propozuar ende Taylor Swift

Shpesh është folur për martesën e tyre pasi Travis Kelce dhe Taylor Swift patën një lidhje intensive që në javët e para të lidhjes.

Por së fundmi mediat e huaja bëjnë me dije se Travis Kelce nuk do martohet me Taylor Swift-it pa një “kontratë paramartesore të hekurt”. “Nuk ka asnjë mënyrë që Taylor të ecë drejt altarit pa një kontratë paramartesore” tha një burim i brendshëm.

Këngëtarja e “Karma” dhe Kelce janë në lidhje për pak më shumë se një vit. Ata e bënë publike lidhjen e tyre në shtator 2023 kur Taylor u shfaq në ndeshjen e tij NFL kundër Chicago Bears në stadiumin Arrowhead në Kansas City, Mo.

Ai gjithashtu ka udhëtuar anembanë globit në Amerikën e Jugut, Azi dhe Evropë për të parë Taylor-in duke performuar në turneun e saj Eras Tour. Travis madje i befasoi fansat duke u bashkuar me të në skenë në një nga shfaqjet e saj në Londër në korrik.