Arrestohet personi që goditi me grusht Berishën, mësohet identiteti i tij

Mësohet se personi që ka goditur me grusht Sali Berishën gjatë protestës së sotme në Tiranë, quhet Gentian Shehu dhe është arrestuar dhe shoqëruar për në Komisariatin Numër 1.

Një incident ka ndodhur në nisje të protestës së sotme të pozitës. Teksa kanë qenë duke u nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me Ilir Metën, një qytetar ka goditur me grusht kreun e PD-së Sali Berisha.

Ky person është neutralizuar menjëherë nga truprojat. Ndërsa kreu i opozitës Berisha ka mbetur i dëmtuar në fytyrë.