Të gjithë në rrjet u shqetësuan pasi Ariana Grande ka çaktivizuar llogarinë e saj në ‘Twitter’ ditën e premte.
Ajo nuk ka njoftuar një arsye për largimin, teksa fansat e saj reaguan shpejtë për mungesën e saj. Llogaria e saj “nuk ekziston”, sipas Twitter.

Mirëpo ajo gjendet në Instagram, ku ka postuar një urim për ndjekësit e saj në natën e Krishtlindjeve.
“Gëzuar, qëndroni të sigurt, ju dua”, ka shkruar Grande në një postim.

