Antonela flet për herë të parë pas daljes: “U interpretua gjithçka si u desh …”

Një javë pas debatit të ashpër me Big Mamën, publiku vendosi të nxirrte nga shtëpia s famshme edhe Antonela Berishën.

Ajo ishte një ndër banoret më energjike, por disa situata sipas saj e penalizuan, sidomos kjo e fundit me Big Mamën. Mirëpo ka patur edhe shumë situata që ajo do i mbajë mend gjatë dhe e ka cilësuar si një ndër më të bukurat e jetës së saj.

Në një shkrim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, Antonela ka bërë një listë plot me falenderime për njerëzit që i qëndruan afër dhe për publikun.

“Falenderuese ndaj publikut dhe mbeshtetjes se gjithmonshme që me jepni, Falenderuese per ju që më kuptuat, nuk gjej fjalet e duhura të ju them se sa jeni të rendesishem per mua. Falenderuese gjithashtu edhe ndaj atyre qe nuk me kuptuan dhe interpretuan gjithcka si deshen. Në kete bote ka vend per të gjithë. Big Brother Vip mua me ndryshoi dhe kjo fal jush.

Faleminderit per vitin më të rendesishem të jetes sime edhe kjo fal jush dhe e fundit por jo me pak e rendesishme, Faleminderit familjes time që më bëne kock te forte ti bej balle cdo situate.”, shkruante mes të tjerash Antonela.