Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë udhëtuar nga Turqia për në Shqipëri ku po kalojnë disa ditë pushimi në jug të vendit.

Ylli turk duket se është magjepsur nga bukuritë e bregdetit shqiptar duke e promovuar edhe përmes rrjeteve sociale.

Duke ditur se sa i ndjekur dhe i pëlqyer është Tolga ndërkombëtarisht këto postime padyshim janë një promovim shumë i mirë për bregdetin shqiptar.
Kjo nuk është hera e parë që aktori turk viziton Shqipërinë bashkë me bashkëshorten e tij Almedën.

Ndryshe çifti në qershor u bënë prindër për herë të dytë. Në jetën e tyre erdhi një vajzë, të cilën e quajtën Alina.

