Al Pacino, i njohur për rolet e tij ikonë si Michael Corleone në “The Godfather”, Tony Montana në “Scarface” dhe Frank Serpico në “Serpico”, thotë se “performanca” e tij më e kënaqshme është ajo e babait.
Në autobiografinë e tij të re Sonny Boy, dalë më 15 tetor nga Penguin Press, aktori 84-vjeçar përshkruan me dashuri marrëdhënien e tij me katër fëmijët e tij: Julie 34-vjeçare, binjakët Anton dhe Olivia, 23 vjeç dhe Romani vetëm 16 muajsh.
“Është e mrekullueshme të kesh fëmijë. Për mua ishte një bekim. Më ndryshoi për mirë. Më ndryshoi përgjithmonë. Fakti që fokusohesh te njerëzit e tjerë që janë fëmijët e tu… ja ku është dashuria ”, shpjegon ai.
Kur u pyet se si ndihet si baba këtë herë, ai u përgjigj: “Gjithmonë është njësoj. Një mrekulli e vogël. Kaq mund të them”.
Ai shtoi: “Më pëlqen, jam shumë i lumtur që shoh fëmijët e mi. Është e mrekullueshme ”.
