Aktori legjendar Al Pacino feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot ai!

Aktori legjendar Al Pacino sot mbush 84 vjeç. Ai ka lindur në New York City më 25 prill 1940 dhe ishte i vetmi fëmijë i emigrantëve italianë nga Sicilia që u ndanë kur ai ishte një foshnjë.

Pasi u ndanë, babai i tij u shpërngul në California dhe Pacino u rrit nga mamaja dhe gjyshërit e tij në Bronks. Kur flitet për aktorët më të mirë në histori, padyshim që emri i tij është aty. Pacino ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kinema dhe i ka dhënë audiencës disa shfaqje të paharrueshme.