Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Greqi.
Aksidenti u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Menidi të Greqisë.
20-vjeçari po udhëtonte me makinë si pasagjer kur u përplas “kokë më kokë” me fuoristradën e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç.
Ky i fundit devijoi majtas rrugës duke shkaktuar përplasjen e fortë me mjetin ku ishte shqiptari.
20-vjeçari që humbi jetën është identifikuar si Antonio Daja nga Vau i Dejës.
Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia.