Aksidenti ajror, humb jetën legjenda e garave me makina shpejtësie

Legjenda e garave në pistë Scott Bloomquist humbi jetën pas një aksidenti ajror këtë të premte.

Ai po pilotonte një avion të vogël, Piper J3 me një motor të vjetër, kur u përplas me një hambar në fermën e tij familjare në Tenesi.

Bloomquist ishte i vetmi person në bord. Bloomquist fitoi më shumë se 600 gara gjatë karrierës së tij 40-vjeçare.