Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, ku për pasojë kanë humbur jetën 8 shtetas.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të fshatit Kuqar.
Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, “Benzi” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.
7 prej viktimave dyshohet se janë klandestinë nga vendet e treta dhe viktima tjetër, drejtuesi i automjetit nga Shkodra.
Sipas informacioneve, automjeti ka tentuar t’i largohet policisë dhe ka humbur kontrollin.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por dyshohet se mjeti me emigrantë të paligjshëm është pikasur nga patrulla policore duke shtuar shpejtësinë.