“Ai donte të krijonte familje”, Adriana Matoshi rrëfen arsyen e ndarjes nga Keith

Adriana Matoshi në një dalje për mediat ka zbuluar arsyen e vërtetë të ndarjes nga futbollisti afrikan, Keith Groeneveld.

E pyetur nga moderatorja, Adriana shprehu se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje e të kishte fëmijë.

Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dasht me pas edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qënë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet me ec përpara, me u fokusu në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo me qenë unë prioriteti në jetën e tij”- deklaroi Adriana.