Afër një Ronaldo në super formë, Georgina merr kritika të ashpëra për linjat nga fotot e pushimeve luksoze

Ata kanë qenë këto ditë duke shijuar pushimet në Ibiza me pesë fëmijët e tyre.

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez vazhduan të argëtoheshin nën diell teksa pushonin në një jaht të hënën.

Cristiano tregoi fizikun e tij jashtëzakonisht të kuruar dhe barkun mbresëlënës teksa ishte i zhveshur në pjesën e sipërme.

Ai mbante veshur një palë pantallona të shkurtra të bardhë.

Ajo dukej më e plotë ngaqë shfaqet në rrjete sociale e me pamje tërësisht natyrale.

Ajo dhe partneri i saj prej shumë kohësh e kaluan pjesën tjetër të pasdites të qetë nën hije, duke u dukur se ishin në një bisedë të thellë.