Adriana i nënshtrohet sot operimit, i dashuri i saj emocionon me dedikimin prekës

Adriana Matoshi po përballet me tumorin 9 vite pasi e mposhti gjersa ishte shtatzënë.

Ditë më parë ajo përmes rrjeteve sociale lajmëroi publikun se sëmundja i është kthyer sërish dhe ditën e sotme do t’i nënshtrohet operimit.

Në mbështetje të Adrianës duke i dhënë forcë dolën një numër i madh i fytyrave publike por padyshim dedikimi më prekës vjen nga i dashuri i saj.

Keith Groeneveld përmes rrjeteve sociale ka treguar se është krah aktores në këto momente të vështira për të.

“Zoti është me ty loqka jem. Shihemi së shpejti”, shkruan ai në një postim në Instastory.

Ndërkohë, ditën e djeshme futbollisti ndau një video me aktoren në Instastory ku shkruan se nuk nevojiten fjalët.

Adriana Matoshi e njoftoi të hënën lajmin se asaj i është rikthyer tumori dhe falenderoi mjekët me të cilët ka luftuar sëmundjen këtë herë. Ajo u bëri të gjithëve thirrje ta duan jetën dhe vdekjen dhe u shpreh se çfarëdo që të ndodhte me vullnetin e Zotit e të mjekëve, por nuk do e shpëtonin as paratë e as fama.