Kolagjeni është një nga proteinat më të rëndësishme për lëkurën, pasi e mban atë të fortë, elastike dhe me pamje të re. Por me kalimin e viteve, prodhimi i tij fillon të bjerë natyrshëm, duke sjellë shenjat e para të plakjes. Ekspertët thonë se ka disa sinjale që tregojnë se lëkura po humbet kolagjen dhe është mirë t’i dalloni sa më herët.
Këto janë 5 shenjat kryesore:
1. Lëkura humbet elasticitetin
Nëse vini re se lëkura nuk është më aq e tendosur sa më parë dhe duket më e “varur”, kjo mund të jetë një shenjë e uljes së kolagjenit.
2. Shfaqet tharje më e madhe
Kolagjeni ndihmon edhe në ruajtjen e hidratimit. Kur ai bie, lëkura mund të duket më e thatë dhe më e zbehtë.
3. Vijat e holla dhe rrudhat bëhen më të dukshme
Sidomos rreth syve dhe gojës, linjat fillojnë të theksohen më shumë me kalimin e kohës.
4. Lëkura duket më e hollë
Një tjetër shenjë është humbja e “mbushjes” natyrale të lëkurës, duke e bërë atë të duket më e brishtë.
5. Ndryshojnë konturet e fytyrës
Me uljen e kolagjenit, fytyra mund të humbasë definimin dhe të ndryshojë gradualisht formë.
