Ditët e fundit historia më e diskutuar ka qenë marrëdhënia e Sara Hoxhës me Ledri Bulën, a janë ndarë apo jo?
Që kur Sara u shfaq e pashoqëruar në premierën e një filmi pak ditë më parë, interneti ‘zjeu’ duke komentuar nëse dyshja e tyre më e dashur ishin në krizë.
Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këto aludime, por edhe heshtja e tyre nuk është parë si diçka pozitive.
Por së fundmi ishte nëna e Ledrit, Xheraldina ajo e cila i dha fund këtyre dyshimve, Ajo ka publikuar një video të vajzës së Sarës dhe Ledrit, Poem. Në këtë video Xheraldina bëri “tag” Ledrin e gjithashtu edhe Sarën si një mesazh se gjerat mes çiftit shkojnë më së miri.