A po i mbijeton vetëm Melisa “shpërthimit” të këngëtarëve nga “Për’puthen”?!

“Për’puthen” ishte nga programet më të ndjekura duke bërë që personazhet të shndërrohen në të famshëm në një kohë shumë të shpejt.

Fama që u dha programi u shfrytëzua në mënyra të ndryshme nga konkurrentët por i habitshëm ishte fakti që një numër i madh i tyre tentuan muzikën.

Mevlani kishte kënduar edhe më parë por publiku u njoh me të gjatë programit dhe këngët e tij filluan të dëgjohen në masë të madhe.

Melisa, Ana, Eri, Arsimi, Juli e së fundmi edhe Lindita nga “Për’puthen” 40, kanë publikuar këngë.

Por këta nuk janë të vetmit. Këngë kanë paralajmëruar edhe Antonela, Jasmina dhe Tea.

Në gjithë këtë “shpërthim” këngëtarësh nga programi që u përcoll me shumë kritika nga ata konkurrent që nuk ju futen kësaj rruge, duket se po mbijeton vetëm njëra.

Bëhet fjalë për Melisën, e cila sapo ka publikuar këngën e re dhe duket se publiku e ka përqafuar shpejt.

Këngët e saj u dëgjuan shumë dhe kjo bëri që ish-konkurrentja të vazhdojë tutje me projekte të reja.

Më e kritikuara nga të gjithë për hapin që bëri ishte Ana Lleshi.

Ish-konkurrentja që në videoklip kishte Atdheun mori komente negative për interpretimin dhe performancën e saj dhe duket se nuk do ta shohim më me ndonjë këngë të re./afterparty.al