A i pëlqen jeta në Prishtinë? Einxhel “shuan” kureshtjen e ndjekësve

Ish-banorja e BBVA Einxhel Shkira qëndron mjaft aktive në rrjetet sociale.

Për të qenë më afër mijëra ndjekësve ajo ka hapur një pyetësor, duke u përgjigjur edhe pyetjeve provokuese.

Sigurisht, nuk mungoi as pyetja për jetesën, e cila ka kohë që është zhvendosur në Prishtinë.

“Çfarë të pëlqen më shumë nga jeta në Prishtinë?”

“Një jetë e qetë pa ankthin e Tiranës dhe me një energji tepër pozitive!”-shkroi ajo.