A i bëjnë pushimet marrëdhëniet në çift më të forta apo zbulojnë problemet?

Pushimet konsiderohen si koha ideale për t’u çlodhur dhe për të kaluar më shumë kohë me partnerin, por ekspertët thonë se ato mund të jenë edhe një “test” i vërtetë për një marrëdhënie.

Kur çiftet kalojnë disa ditë së bashku, larg rutinës së përditshme, dalin në pah zakonet, mënyra e komunikimit, durimi dhe aftësia për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Për disa, kjo përvojë i afron më shumë dhe krijon kujtime të bukura. Për të tjerë, tensionet që zakonisht fshihen nga puna dhe angazhimet e përditshme bëhen më të dukshme.

Psikologët theksojnë se nuk janë pushimet ato që krijojnë problemet, por thjesht nxjerrin në sipërfaqe vështirësitë që kanë ekzistuar edhe më parë. Nga ana tjetër, çiftet me komunikim të mirë shpesh kthehen nga pushimet me një lidhje më të fortë dhe më të afërt.