A e dinit? Burrat që nuk harrojnë këtë gjest ndaj partneres jetojnë më gjatë

Një puthje para gjumit mund të jetë më e rëndësishme sesa mendoni. Sipas ekspertëve dhe disa studimeve mbi marrëdhëniet në çift, burrat që shprehin dashurinë dhe afeksionin ndaj partnereve të tyre përmes gjesteve të vogla, si një puthje para se të flenë, kanë tendencë të jetojnë më gjatë dhe të kenë një mirëqenie më të mirë emocionale.

Studiuesit shpjegojnë se këto momente afërsie ndihmojnë në uljen e stresit, rrisin ndjenjën e sigurisë dhe forcojnë lidhjen mes partnerëve. Një puthje stimulon prodhimin e oksitocinës, hormoni i njohur si “hormoni i dashurisë”, i cili lidhet me uljen e ankthit dhe përmirësimin e humorit.

Për më tepër, marrëdhëniet e shëndetshme dhe të qëndrueshme janë lidhur prej kohësh me një jetë më të gjatë, më pak probleme shëndetësore dhe një cilësi më të mirë jetese. Ekspertët theksojnë se nuk janë vetëm puthjet ato që bëjnë diferencën, por kujdesi, afeksioni dhe vëmendja e përditshme ndaj partnerit.

Pra, para se të mbyllni sytë për të fjetur, mos e nënvlerësoni fuqinë e një puthjeje të thjeshtë.