A e dini se për çfarë shërben xhepi i vogël në xhinse?

Sot xhinset janë të pazëvendësueshme si për meshkujt ashtu edhe për femrat dhe mund të kombinohen nga stilet casual deri tek ato elegante.

Shumë modele xhinse kanë një xhep të vogël, të cilin shumica e njerëzve mendojnë se është një dekorim dhe nuk shërben për asnjë qëllim.

Në Evropë, xhinset mbërritën vonë. Në fillim ato nuk ishin të njohura sepse tregonin një stil rebel dhe dekadent dhe vetëm zbulimi i filmave perëndimor i bëri ato të kërkuara.

Xhepat në xhinse janë standarde – dy përpara, dy mbrapa dhe një xhep i vogël, i pazakontë përpara. Për çfarë është në të vërtetë?

Historiania e Levi Strauss & Co, Tracey Panek zbuloi qëllimin e këtij xhepi.

Kominoshet më të vjetra në arkivin e Levi Strauss & Co. (nga 1879) përfshijnë atë xhepin e vogël për t’u futur një orë xhepi.

“Një fakt interesant në lidhje me xhepin e orës është se gjatë Luftës së Dytë Botërore dy ribatina në qoshe u hoqën për të ruajtur metalin për përdorim gjatë luftës. Ribatina u kthyen në xhepin e orës pas luftës”.

“Xhepi i orës ishte një element origjinal i xhinseve tona blu, si thumbat në xhepa, butonat, xhepat e pasmë të qepur dhe copëza lëkure. Për të ruajtur integritetin e dizajnit të hershëm, Levi Strauss & Co mbajti xhepin e orës”, shpjegoi ajo.