Jo pak herë ndodh që fluturimi të shtyhet. Herë për arsye teknike, e herë pa shpjegim konkret, por kjo është një situatë e zakonshme, sidomos në Shqipëri.
Por a e dini se ju mund të fitoni para nëse ndodh që fluturimi juaj të shtyhet apo të anulohet?
Si fillim ju duhet të lexoni mirë kushtet e prenontimit, dhe të ruani biletën. Ju keni të drejtën tuaj të bëni ankesën pranë kompanisë përkatëse. Një sekret i vogël që duhet të dini. Sa më e qartë të jetë ankesa aq më shumë shanse keni që kompania t’ju dëmshpërblejë.
Por kompanitë për këtë arsye nuk japin shumë informacione në raste vonesash.Ajo që duhet të bëni është të kërkoni sa më shumë detaje, nga përgjegjësit për arsyen konkrete.Nëse ata ju përgjigjen se vonesa ndodhi për shkak të rrethanave, kërkoni atyre më shumë detaje.
Kështu ju mund të përfitoni jo vetëm pagesën e biletës, por edhe një kosto shtesë për dëmin që ju kanë shkaktuar.