Pas dyshimeve të shumta që ndjekësit patën tashmë është konfirmuar se ndarja mes Mozzik dhe Loredanës është e vërtetë.
Ka qenë kjo e fundit që përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar ndarjen duke zbuluar se e provuan për të dytën herë por nuk funksionoi.

Nga ana e Mozzik nuk ka pasur asnjë reagim asnjëherë duke konfirmuar në heshtje ndarjen.
Por Loredana ka “ngacmuar” në rrjete sociale duke publikuar një fotografi të përbashkët, por jo të plotë.
Një fotografi e realizuar gjatë kohës sa ishin bashkë ajo e ka rispostuar duke hequr Mozzik, të cilit i ka lënë vetëm krahun.

A ishte kjo e qëllimshme? Fansat mendojnë që po!
E para Lori mund t’ja fshinte edhe krahun që i dukej Mozzik dhe e dyta ka fotografi të reja plot!

