A do të performojë Stresi në koncertin e Noizyt? Më në fund kemi përgjigjen zyrtare!

Kanë mbetur edhe pak ditë nga koncerti i shumë përfolur i Noizyt “Alpha Show”.

Reperi i njohur ka konfirmuar se emra të njohur do të jenë pjesë e organizimit gjigant të tij.

Teksa janë konfirmuar një pjesë e mirë e artistëve që do të perfermojnë si: Loredana, Dhurata Dora, Ylli Limani, Elgit Doda, Xhensila Myrtezaj, Ledri Vula, Varrosi, Lil Koli, reperët italianë Ghali dhe Sfera Ebbasta, Kida, Ardian Bujupi etj, shumë fansa duan të dinë nëse do të marrë pjesë Stresi.

Artistët deri sot nuk janë përgjigjur duke zvarritur përgjigjen e saktë por një video e hedhur në faqen e koncertit zyrtarizon çdo gjë.

Aty shfaqet Stresi teksa konfirmon pjesëmarrjen e tij duke ftuar shqiptarët të marrin pjesë