Bakteret janë ndër mikrobet sekrete që fshihen në telefonat tanë, kanë paralajmëruar ekspertët. Bakteret si E.Coli dhe streptokokët u gjetën në 100 për qind të ekraneve të smartfonëve në një studim mbi mikrobet e dëmshme që gjenden telefonat tonë.
Marrja e telefonave në banjë është një ndër gabimet më të mëdha që mund të bëni thonë studiuesit dhe pretendojnë se mund të ekspozoheni brenda vetëm pesë minutave ndaj mijëra mikrobeve. Bakteret kalojnë në ajër kur shpëlani tualetin, duke rritur mundësinë që ai të bjerë në telefonin tuaj.
Studiuesit theksojnë se pronarët e telefonave duhet të vazhdojnë të pastrojnë dhe dezinfektojnë telefonat inteligjentë me peceta dezinfektuese veçanërisht kur i merrni me vete në tualet citon DailyMail.