Degradon situata në parlament! Deputeti i opozitës godet me grusht kolegun socialist, Berisha futet LIVE: Po shkatërroni parlamentarizmin

Seanca e sotme parlamentare u ndërpre pa filluar ende mirë.

Deputetët e opozitës dhe mazhorancës janë përleshur fizikisht në Kuvend. Deputeti Bledion Nallbati goditi socialistin Vullnet Sina.

Ky i fundit mori fjalën në Parlament për të shprehur shqetësimet për banorët që përfaqëson por deputetët e opozitës që bllokuan foltoren, kërkuan që ai të ndërpriste fjalën.

Akti u shoqërua më tej konfrontime midis deputetëve të të dyja palëve, ndërsa ndërhyri edhe Garda e Republikës.

Kjo detyroi kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolli që të ndërpriste seancën parlamentar për të paktën 5 minuta.

Ndërkohë Sali Berisha u fut live nga facebooku i tij për të dënuar ngjarjen.

https://fb.watch/n-AO_F1sAz/?mibextid=qC1gEa