Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund romancës së tyre, pas rreth shtatë viteve martesë. Pikërisht sot, bëhen dy muaj që kur ylli i reality show firmosi letrat e divorcit dhe ndarja ishte tepër paqësore.
Për javë me radhë, qarkullonin lajme se ishte 40 vjeçarja ajo që e kërkoi divorcin. Por, a jeni kuriozë të dini versionin e reperit?
Së fundmi, burimet pranë yllit të hip-hopit kanë treguar se Kanye është mërzitur nga lajmet që thonë se ishte Kim Kardashian ajo që kërkoi së pari ndarjen e tyre. Thuhet se reperi, i cili iu përgjigj kërkesës për divorc “është jashtëzakonisht i bezdisur që historia po paraqitet sikur ajo do të divorcohet”.
“Në të vërtetë ai ishte duke thënë për një vit se ata nuk kishin asgjë të përbashkët përveç fëmijëve dhe se donte të qëndronte jashtë kësaj. Ajo bëri të gjitha përpjekjet për të shpëtuar martesën. Edhe para se Kim të bënte kërkesë për divorc, Kanye ndryshoi numrat e tij dhe tha: Mund të më kontaktosh vetëm përmes sigurimit tim”, tha burimi.
Ndërkohë, thuhet se ish-çifti me famë botërore flasin me njëri-tjetrin vetëm kur bëhet fjala për katër fëmijët e tyre.
