“Na e sillni se do e bëjmë titullar”/ Mario Mitaj: Ja pse zgjodha Shqipërinë, para Greqisë!

Mario Mitaj në një intervistë të fundit ka rrëfyer si përkundrejt ofertave joshëse, ka zgjedhur me zemër të luajë me Kombëtaren tonë.

“Kur firmosa me AEK kontratën e parë, që u bëra futbollist profesionist, gjithmonë Federata Greke e Futbollit u ka thënë klubit: “Na sillni Mitajn se do të jetë titullar në çdo grupmoshë, deri në grupmoshën e Shpresave”.

Unë i falënderoj shumë për interesimin dhe ftesën që më kanë çuar, por unë kam zgjedhur me zemër dhe zemra më ka thënë që të përfaqësoj Shqipërinë.

Që kur isha 1-vjeç, në çdo verë vija në Shqipëri për pushime. Në shtëpi flisnim vetëm shqip, ishte kusht i vendosur nga babai edhe për mua dhe për motrën, që të flasim sa më mirë shqip”, tha Mitaj.