Nuk ndal së na bëri krenarë! Dua Lipa “mposht” Adele, hyn në histori!

Sukseset e Dua Lipës vijnë njëra pas tjetrës, teksa këngëtarja premton surpriza të reja.

Me çmime të shumta, këngëtarja m e origjinë shqiptare, është një nga artistet më të pëlqyera dhe më të suksesshme të momentit.

Së fundmi, ajo ka arritur të bëhet femra e parë më e dëgjuar e vitit në Spotify, me albumin “Future nostalgia”, e publikuar në vitin 2020.

Kështu, Dua “mposht”, Adele me albumin e vitit 2011, “21”.

“Kjo është çmenduri, jam shumë shumë e lumtur”, shkruan Dua Lipa në Instagram.