Një ditë pasi Arbenita Ismajli publikoi disa mesazhe me pretendimin se Unikkatil i propozonte një ide “që do ta çlironte”, reagoi reperi.
Në mesazhin drejtuar modeles, reperi, duke u shpreh se e gjitha është një montazh. Sipas tij, këtë e tregon fakti se në foton që publikoi modelja, nuk është tick-u i verifikimit të llogarisë në “Instagram”.
Menjëherë, ka reaguar sërish Arbenita, duke postuar edhe një herë mesazhin e tij me arsyetimin se ishte pa internet kur ajo i është përgjigjur, prandaj mungonte shenja e verifikimit.
“Isha offline kur tu përgjigja. Mbaj përgjegjësi për fjalët tua burrec, jeni ngatërruar me vajzën e gabuar. Mbani përgjegjësi për veprimet tuaja nëse nuk doni të kërkoni falje. Kishe këndoj për shqiptar e shikon me i ulë vajzat shqiptare. Mirupafshim djalosh”.