Dy muaj më parë, Kledi Kadiu dhe partnerja e tij Charlotte kanë dhënë lajmin e gëzueshëm për të gjithë ndjekësit se do të bëhen sërish prindër. Çifti ndau foto të ekos së bebushit në bark, duke zbuluar se do të vijë në jetë në gusht.
Sot, ata kanë zbuluar gjininë e bebit: Djalë!
Në një foto familjare, shihet që vajza e tyre ka lyer dorën me bojë blu dhe mbi barkun e nënës ka vendosur shenjat e gishtave.
“Lea zbuloi një sekret, kush e gjeti?”, ka shkruar balerini shqiptar krahas fotos.
Kujtojmë se para pesë vitesh, Kledi Kadiu, u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Charlotte solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Lea, e cila ishte një kopje e vogël e mamasë së saj. Ai dhe balerina i thanë “Po” dashurisë së tyre disavjeçare në një ceremoni përrallore që u mbajt në Itali në qershor të vitit 2018. Madje, në dasmën e tyre mori pjesë edhe vogëlushja Lea.

