Dy emigrantë ilegalë shqiptarë që u kapën gjatë tenativës për të vjedhur vilën luksoze prej 1.5 mln paundë të një futbollisti në Angli do të dëbohen nga vendi.
Ata u bënë viralë në rrjetet sociale për shkak të deklaratave që bënë në polici: “Shumë mirë bëtë që na kapët, sepse këtu është shumë ftohtë për të qëndruar”.
Sebastiano Gjoni dhe Skelidano Koliqi, u arrestuan pasi kishin hyrë në një shtëpi në zonën e vilave të futbollistëve në Cheshire, gjatë janarit.
Policia u njoftua për vjedhjen kur banorët telefonuan në numrin e emergjencës, teksa bërtisnin ‘Grabitësit, grabitësit’ dhe ishin mbyllur në një dhomë derisa erdhën oficerët dhe kapën të akuzuarit.
Në gjykatë u tha se Gjoni e Koliqi kishin hyrë ilegalisht në Britani me shpresë të gjenin punë por pasi u kapën nga policia 23-vjeçari kishte komentuar: “Bëtë mirë që na kapët. Është shumë ftohtë këtu, nuk kishim ku të rrinim.”
Në banesë ata kishin marrë një vlerë prej 1000 paundë në bizhuteri e sende luksi teksa nuk kishin gjetur pronarët në shtëpi.
Gjykata e Chester burgosi Gjonin me 28 muaj ndërsa dhe 18 muaj për Koliqin, të cilët tani presin depërtimin në Shqipëri.