Reperi i njohur, Mozzik mbrëmë (9 tetor) njoftoi se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij duke vjedhur 100 mijë euro para të gatshme, bizhuteri ari dhe rreth 16 armë.
Për rastin e grabitjes, rap-artisti tha se ishte njoftuar Policia e Kosovës, të cilët po punonin për zgjidhjen e rastit.
Pas njoftimi të Mozzikut, nuk ka munguar edhe një reagim nga vëllai i tij, reperi tjetër Getinjo.
Ndryshe, kujtojmë që të dy vëllezërit mbesin aktiv me koncerte dhe mbrëmje muzikore, ku zakonisht janë të ftuar dhe performojnë së bashku.