Harroni shpejt? Ja pse duhet të pini më shumë kafe

Një studim i ri tregon se harresa ka lidhje me kafeinën, gjë që mund të ndihmojë njerëzit në përmirësimin e kujtesës teksa vitet ikin.

Studiuesit e University of Tsukuba në Japoni thonë se kanë analizuar Trigonellinën (TG), një alkaloid bimor i gjetur në kafe që ndikon direkt te kujtesa.

Eksperimentimi u bë fillimisht te minjtë, ku një masë prej tyre iu dha që të gëlltisnin TG për 30 ditë dhe u konstatua se minjtë patën përmirësim të ndjeshëm në kujtesë gjatë testit klinik.

Për të përforcuar rolin e kafesë në forcimin e kujtesës, një raport i publikuar në revistën Annals of Internal Medicine përcaktoi se burrat dhe gratë që pinin nga 1.5 deri në 3.5 filxhanë kafe çdo ditë kishin deri në 30% më pak shanse të vdisnin nga ndonjë sëmundje.