Kourtney Kardashian feston sot 42 vjetorin. Përveç dhuratave të shumta e luksoze që mori nga familja, dhe nga partneri Travis Barker, ylli i reality show u suprizua edhe nga një veprim tepër emociounues siç ishte urimi i Kim.
Kim i ka kushtuar motrës Kourtney disa fjali tepër të ndjera, teksa ka ndarë dhe disa foto të rralla me të.
“Gëzuar ditëlindjen Mbretëresha ime armeniane! Personi që njoh më gjatë në ktë planet! Personi që do të provonte çdo trajtimin bukurie me mua e do të qeshte me të madhe për Kourt…Nuk ka asnjë si ty! Ti gjithmonë e di çfarë do nga kjo jetë dhe nuk do pajtoheshe kurrë me idealet e të tjerve dhe të admiroj kaq shumë! Gjithmonë ke bërë atë që është e drejtë dhe jë kthyer në terapisten që çdo vajzë do donte. Të dua deri në fund të kohës e përtej saj! Patsh ditëlindjen më të bukur, i meriton të gjitha!” shkruan ajo.
Kujtojmë se marrëdhënia e motrave nuk ka qenë gjithmonë “fushë me lule”, dhe mjafton të kujtojmë sherrin e tyre fizik që përfundoi në gjakosje të njëra-tjetrës verën e vitit 2020.





