Ballist Morina bën gjestin e ndjerë, i jep familjes Bunjaku fanellën që ia dhuroi Jasir Asani

Në fund të ndeshjes me Çekinë Ballist Morina ndërroi fanellën e tij me Jasir Asanin.

Por pas kësaj ai vendosi që fanellën që i dha autori i golit të parë ndaj Çekisë, t’ia ka bëjë dhuratë familjes së policit dëshmor, Afrim Bunjaku.

Ballist Morina ka vizituar familjen e dëshmorit në Kosovë ku i ka dorëzuar në kornizë fanellën e Kombëtares që ia dhuroi Jasir Asani.

“Vizitë familjes së heroit të kombit, Afrim Bunjaku. Faleminderit Jasir Asani për këtë orvajtje të përbashkët, je kampion në fushë të blertë dhe jashtë saj. Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellën e saj për gjithë kombin. Rroftë shpirti i shqiptarit!”