Pas lidhjes me reperi me njohur, Ledri Vula dhe pas ardhjes në jetë të Poem Blu, Sara Hoxha ka bërë për vete publikun shqiptar. Ajo ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, megjithatë është rikthyer shumë shpejt në formën e duhur të paktën këtë kemi parë në rrjete sociale nga vetë Sara.

Mirë po së fundmi Sara i ka këshilluar ndjekësit e saj të mos besojnë çdo gjë që shohin në Instagram.

Barku i saj do ende punë për t’u sheshuar, siç tregon ajo në një video. Megjithatë, sekreti i pozave të Instagramit është thithja e barkut, për t’u dukur sa më mirë thjesht në një shkrepje.
“Ky është barku i vërtetë”- thotë Sara duke qeshur krahas videos së saj pasi mikesha e saj e kapi MAT teksa bënte videot për ju.
Kështu që, vajza siç edhe thotë Sara: “Mos i besoni rrjeteve sociale!”


