Fjoralba Ponari ishte e ftuar në programin “Dilema Sociale” në Top Albania Radio me Eno Popin, ku ka folur për rolin e saj si moderatore e spektaklit të humorit “Portokalli”. “Konkurrente” për këtë pozicion ka qenë gjithashtu edhe mikesha e saj Nevina Shtylla.
Për një kohë të gjatë u përfol se ka patur një debat mes tyre, pas pranimit të Fjoralbës në spektakël.
Bukuroshka bionde zbuloi se është lënduar nga këto lajme, pasi kur doli lajmi zyrtar kishte hasur një energji shumë negative nga mediat që përkrahnin personazhe të tjerë.
Fjoralba tha se “Portokalli” ka qenë një ‘mollë sherri’ më së shumti prej artikujve të shkruar, por marrëdhënia e saj me Nevinën vazhdon të jetë shumë e mirë. Vajzat nuk kanë patur kurrë debate apo diskutime rreth kësaj çështjeje, përkundrazi edhe kur kanë konkurruar në “Portokalli”, ato e kanë mbështetur fort njëra-tjetrën.
