Në prill të këtij viti ylli i filmave të “Harry Potter”, Daniel Radcliffe dhe partnerja e tij, Erin Darke, u bënë prindër për herë të parë. Çifti solli në jetë një djalë.
Për “E!News”, Radclife tregoi se u ndje i trembur nga ndjenja se do të bëhej baba.
“Sinqerisht, është e frikshme të kesh një qenie njerëzore për të cilën kujdesem kaq shumë dhe e di se gjithçka që ai bën ndikon në mënyrën se si ndihem për pjesën tjetër të jetës sime. Pra, e dini, është e frikshme.Fakti që ekziston një krijesë që mund të të dhurojë natën më të keqe të jetës tënde dhe më pas zgjohesh në mëngjes dhe i afrohesh atij dhe ai kthehet dhe buzëqesh dhe je sikur ‘nuk më intereson gjëra të tjera që ke bërë’. Është shumë bukur”, tha aktori i prekur.