Nuk e kishim parë kurrë! Sara poston foton e rrallë me Ledrin

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më të famshëm e të dashur të showbizt shqiptar. Jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë në dhjetor të vitit që lamë pas kur erdhi në jetë vajza e tyre Poem Blu.

Dyshja është edhe shumë aktive në Instagram, ku ndan momente nga familja e tyre e bukur. Këtë herë Sara ka realizuar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në InstaStory, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve.

Njëri prej ndjekësve kuriozë i ka kërkuar partneres së reperit të publikojë një foto me Ledrin që Sara se ka postuar kurrë dhe bukuroshja s’ka hezituar ta ndajë me fansat.Në foton e publikuar, ata shfaqen akoma më të rinj, teksa shihen të përqafuar.

Kujtojmë se vajza e Ledrit dhe Sarës ka ardhur në jetë në Gjermani, atje ku çifti u zhvendos pak javë më parë për të mirëpritur të voglën.