Kaq keq qenkan ndarë?! Arsimi pendohet për këngën që i dedikoi Anës

Pa “nisur” ende, Ana Lleshi dhe Arsim Abduli i dhanë fund lidhjes së tyre. Këtë e ka konfirmuar vetë ish-konkurrentja e “Për’puthen” e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel dy ditë më parë. Ndërkohë burime për Prive thanë se çifti u nda kur Arsimi u nis për në Zvicër.

Por, kaq keq është ndarë dyshja e famshme?!
Si fillim Arsimi postoi një foto me trofe të Oscar ku shkruante: “Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.Si të mos mjaftonin këto deklarata, u vu re se dyshja nuk ndiqej më në Instagram.

Arsimi megjithatë duket se “i vuri kapakun” me veprimin e fundit.

Në një Instastory nga studio muzikore, ai është shprehur se do të ndryshojë tekstin e këngës që i ka dedikuar Anës.

“Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba.Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë,” shkruan ai.

Dyshimet e ndarjes së tyre nisën me deklaratën e ish-konkurrentes së “Për’puthen” pak ditë më parë në Instagram ku thoshte në një video se ishte konfuze për ndjenjat e saj.