Ashtu siç edhe lajmëroi, Elvana Gjata publikoi sot në orën 19:00 albumin e shumëpritur “Çelu”.
Pas hitit “Thirr”, artistja është rikthyer fuqishëm me shtatë këngë me videoklip: “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe”, “Mos u ngut”.
Por këngëtarja 34 vjeçare nuk është vetëm në këtë projekt. Albumin e ka realizuar në bashkëpunim me Pirro Cakon për të cilin ka “dy fjalë”.
Teksa ka ndarë disa foto me të duke luajtur në piano, ajo shpreh mirënjohje ndaj tij dhe e konsideron nder e krenari të këtij vendi.
“Pirro i dashur…
Je nder e krenari i këtij vendi!
Burim muzike që nuk shteron!
Një mik i shtrenjtë dhe Frymezim!
Të falenderoj nga thellësia e zemrës time për çdo emocion, lot gëzimi dhe të qeshura pafund që kam përjetuar gjatë krijimit të kësaj buqete me nota shpirti !
Të dua shumë @pirrocako
#ÇELU” shkruan Elvana në postimin e bërë në Instagramin e saj.

