Ardian Bujupi di si të bëjë një “rikthim”. Artisti me famë ndërkombëtare ka ardhur më fuqishëm dhe energji se kurrë për publikun pas mbidozës dhe shtrimit të tij në spital pak ditë më parë.
Këngëtari 29 vjeçar ka publikuar këngën ritmike me videoklip “Baila Morena”, që menjëherë ka marrë pëlqimin e fansave. Në klip, Ardiani shfaqet krahë një vajze bukuroshe që duket se e ka “partnere në krim”.
Kujtojmë se ylli i “Çika Çika” na “ngriu gjakun” të gjithëve me fotot që tregonin se ai ishte shtruar në spital.
“Mbidozë,” shkruante ai në një nga postimet ku duket tavani i dhomës së spitalit.Por se nga çfarë, këngëtari nuk na e shpjegoi.Më vonë, ai shtoi se “i urren spitalet”.

