“Shpërthen” Elvisi! I del në mbrojtje Sindit pas sherrit me Julin: ‘E neveritshme deri në ekstrem’

Sindi tregoi sot në program se Juli e ka ofenduar rëndë në një video live. Pasi nuk iu kërkua falje, ajo doli e përlotur nga studioja dhe Murati i shkoi pas.


Me Sindin sonte nuk ishin vetëm shumë nga personat që shohin programin, por edhe ish-konkurrenti, Elvisi i ka dalë në mbrojtje Sindit. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka shkruar se sjellja e produksionit dhe e konkurrentëve në studio ndaj saj është e papranueshme dhe e neveritshme.

“E neveritshme deri në ekstrem të shikosh se si në një produksion me kaq audiencë dhe përgjegjësi, justifikohen ofendimet e rënda dhe përkrahen antivlerat. Ore ju që jeni aty brenda, si pranoni të jeni të pranishëm e mos të thoni një gjysmë fjale? Qoftë Sindi, qoftë kushdo tjetër, se meriton këtë përbuzje publike, në një show që pretendohet se përfaqëson rininë shqiptare”, ka shkruar Elvisi.