Nga bashkëpunimi me Yll Limanin te këngët e reja! Luana Vjollca zbulon kur do mund të shijojmë projektet muzikore!

Luana Vjollca prej vitesh tashmë është pjesë e industrisë muzikore në Shqipëri dhe në repertorin e saj ka shumë këngë HIT me miliona klikime.

Madje di shumë mirë të bashkëpunojë me emrat më në zë të momentit shqiptarë dhe të huaj, jo vetëm në zhanerin R&B, Pop, por edhe me artistët e muzikës popullore.


Së fundmi u zbulua se Luana do vijë shumë shpejt me disa këngë të reja dhe një prej këtyre projekteve është në bashkëpunim me Yll Limanin, të paktën kështu u fol në media, por reagim nga Vjollca dhe këngëtari nuk kemi patur.

Por kur do të lançohen këto projekte? E ka zbuluar vetë Luana!

“Shumë shpejt”, mbishkruan ajo sipër videos ku shihet teksa ndodhet në studio dhe merr konfirmimin dhe pëlqim nga stafi që po punon në këto projekte me të.

Epo ne mezi po presim një datë!!!