Çfarë nuri! Shihni si duket Arbenita në ditët e fundit të shtatzënisë: “Nëse dikush është shqetësuar …”

Arbenita Ismajli dhe Feronit Shabani, i njohur ndryshe me emrin e skenës si thjesht “Fero”, do të bëhen prindër për herë të parë shumë shpejt. Çifti i famshëm i showbizit shqiptar u celebrua dy muaj më parë, lajm ky që ngjalli edhe shumë debate për moshën e re të tyre për marrjen e një hapi kaq të madh.

Ndërkohë që të gjithë fansat e dyshes janë në pritje të bebit, modelja bukuroshe i ka “llastuar” me një video në ditët e fundit të shtatzënisë.

“Ditët e fundit nëse dikush është shqetësuar,” shkruan Arbenita në postim. “Binjakja” e Kendall Jenner duket tepër në formë e s’mund ta mohojmë që i ka rënë një nur.

Kujtojmë se në 23 Shkurt të këtij viti, Arbenita, 22 vjeç, lajmëroi përmes Instagramit se ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.