“Përralla” mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ka përfunduar “njëherë e përgjithmonë”. Pas javëve të tëra përpjekesh për të rregulluar problemet në marrëdhënien e tyre, çifti i famshëm i ka dhënë fund fejesës.
Lajmin e ndanë të dy mëngjesin e sotëm ekskluzvisht për “Today”.
“Ne kemi kuptuar që jemi më mir si miq dhe shpresojmë të mbetemi të tillë. Do vazhdojmë të punojmë bashkë e ta mbështesim njëri-tjetrin në bizneset e projektet tona të përbashkëta. I urojmë më të mirat njëri-tjetrit dhe fëmijëve që ka secili, ” shprehen ata në deklaratë.
Reagimi vjen pasi dolën lajmet se dyshja e kishte anuluar fejesën në mars. Një burim tha gjithahtu për revistën “People” se kishte kohë që një gjë e tillë pritej.
