Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli i njohur ndryshe në industrinë e muzikës si Gjiko, po e shijojnë në maksimum rolin e tyre si prindër dhe familjen e bukur që kanë krijuar. Çifti i famshëm është madje në qiellin e shtatë pasi jo shumë larg u bënë sërish me fëmijë.
Në mars të këtij viti ata u bënë prindër për herë të dytë me një vajzë që e pagëzuan me emrin Bota.Megjithatë për nënat e reja ka edhe “siklete” të tjera, siç është shtimi në peshë gjatë shtatzënisë. Por për moderatoren 27 vjeçare nuk duket se përbën shumë problem.
Elita na ka treguar trupin e saj një javë para lindjes, dhe 1 muaj e dy javë pas lindjes përmes postimeve në Instastory.
Dimë t’ju themi se duket mahnitëse dhe se barku i saj ka ardhur shumë shpejt në formë pasi duket krejtësisht i sheshtë.
Elita i ka frymëzuar të gjithë nënat e reja edhe me një thënie tepër të bukur që shkruante: “Nuk e dija kurrë fuqinë e trupit tim derisa u bëra me bebe,”
Kujtojmë se gjatë shtazënisë së parë me djalin Zëri, i cili është tanimë 2 vjeç, moderatorja bukuroshe shtoi 18 kg por i hoqi shumë shpejt 12 kg.



